04:24 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS për kryebashkiake (DOKUMENTI)

13:54 | 17/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS për kryebashkiake (DOKUMENTI)

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së PS-së Valbona Sako për konfirmimin e mandatit të saj si kryebashkiakja e Durrësit për 4 vitet e ardhshme.

Në vendimin e sotëm i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm.

“Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:
• Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore në datë 24/04/2019
• Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
• Për nxjerrjen e rezultatit të votimit
“, thuhet në vendimin e siguruar nga faxweb.al

Rrëzimi i kësaj kërkesë nga shkalla e parë e gjyqësorit vjen si risi pas konfirmimit të disa mandateve për kryebashkiakë në disa bashki të vendit nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe.

Valbona Sako kandidate e PS-së për zgjedhjet vendore në Durrës garoi përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Sakollari duke fituar me epërsi të ndjeshme.

Sako pritej të zëvendësonte kryebashkiakun Vangjush Dako i cili e mban këtë post prej 3 mandatesh, dhe që së fundmi u përfshi dhe në përgjimet e BILD për shitblerjen e votave në qarkun e Durrësit.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri ishin të parat në periudhën postkomuniste të cilat zhvilloheshin pa praninë e opozitës. Në më shumë se gjysmën e bashkive PS nuk kishte kandidatë rivalë.

Etiketa: gjykata nuk i jep mandatinvalbona sakovendimi gjykatezgjedhje 30 qershor
Pas

Prezervativë nëpër shkolla, doktorët ngrenë alarmin për sifilisin dhe shpërthimin e klamidias

Para

A pati tërheqje veshi në mbledhjen e Kryesisë? Rama: Ne nuk flemë mbi dafina, çfarë i bie 13 Tetori?!

Para
Qeveria u jep televizioneve private miliona euro në prag të zgjedhjeve

A pati tërheqje veshi në mbledhjen e Kryesisë? Rama: Ne nuk flemë mbi dafina, çfarë i bie 13 Tetori?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.