Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit u zhvillua çështja gjyqësore për projetin “Veliera” , i cili ka shkaktar debate, përplasje dhe protesta.
Prokuroria kërkoi sekuestro preventive për “Velierën”, konkretisht pezullimin e plotë të punimeve.
Ndërkaq, Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin e pjesshëm të saj. U morr vendimi për pezullimin e plotë të punimeve në gjithë zonën arkeologjike “A”. Ky vendim është marrë nga gjykata në një seancë të fshehtë që ajo ka zhvilluar.
Në lidhje me këtë vendim aktivistja Lorisa Ylli u shpreh: Vendimi i Gjykates Durrës që më 03.03.2017. Fitorja jonë !
Për mposhtjen e të keqes ka vetem një përgjigje; Fitore. Churchill”.
Kujtojmë se ditën e sotme, Shoqëria Civile, ka parashikuar nisjen e një proteste ndryshe, në orën 22:00 tek Torra Veneciane.
(J.V/Shuplaka)
r5