02:13 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit, sqaron edhe vizitën e ish-presidentit të Kosovës në vendlindje

17:30 | 10/04/2025
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit, sqaron edhe vizitën e ish-presidentit të Kosovës në vendlindje

Gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten.

Griep tha se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kishte zhvillime të rëndësishme gjatë muajve mars dhe prill, ku theksoi se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të dëshmonte përmes video-lidhjes për arsye shëndetësore dhe sigurie, vendim ky i bërë publik më 4 prill.

Zëdhënësja shtoi se më 3 prill, po i njëjti trup gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të një dëshmitari, pa u marrë në pyetje nga pala tjetër, pasi u konsiderua deklaratë relevante dhe e mbështetur nga dëshmitarë të tjerë që janë marrë në pyetje nga mbrojtja, duke theksuar se deklarata nuk lidhet drejtpërdrejt me sjelljen e të akuzuarve.

 

 

Gjithashtu, ajo tha se në këtë proces gjyqësor, trupi gjykues pranoi pjesërisht dëshmitë me shkrim dhe provat materiale të shtatë dëshmitarëve të tjerë, duke vlerësuar vetëm ato që ishin autentike dhe mbështetshme. Tha se provat me mungesë mbështetshmërie u refuzuan.

Një ditë më pas, më 4 prill, Griep theksoi se Gjykata pranoi pjesërisht disa dokumente të Zonës Operative të Nerodimes, duke i konsideruar si prova valide vetëm ato që kishin tregues të mjaftueshëm autenticiteti.

Zëdhënësja e DhSK-së përmendi edhe vizitën e Hashim Thaçit, e cila u bë për arsye humanitare, pas vdekjes së babait të tij. Tha se ky vendim u mor duke marrë parasysh akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë dhe rrezikun e ndërhyrjes në procesin gjyqësor.

Ndërkohë, sipas saj, më 3 prill, në çështjen e ndarë për pengim të administrimit të drejtësisë, Paneli i Apelit hodhi poshtë tri nga katër pikat e apelit të Prokurorisë, por miratoi pikën e katërt, duke konstatuar se forma e tretë e nxitjes sipas Kodit Penal të Kosovës është e aplikueshme. Kjo çështje është kthyer tek gjykatësja e procedurës paraprake për rivlerësim të mundshëm të një akuze shtesë.

Pas

Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë

Para

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Para
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.