Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëuar me 2 vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Ibrahim Hoxha është arrestuar për korrupsion dhe ka marrë 600 mijë lekë për një vendim gjykate. Po kështu Gjykata e Krimeve të Rënda i hoqi edhe të drejtën për funksione publike gjyqtarit për një periudhë 5 vjeçare. Në këtë seancë prokuroria kërkoi 3 vite burg për gjyqtarin.
Gjyqtari Hoxha ka qënë nën hetim nga prokuroria për një periudhë 6 muajore. Agjentët kishin marrë informacion se Hoxha kishte rënë në kontakt me një nga palët në konfliktin gjyqsor për një pronë që ju kishte premtuar që të mbanin anën e tyre. Gjyqi për cilin gjyqtari do të mbante anën e njërës palë do të zhvillojet më 3 maj të viti 2016. Një nga palët në konfliktin gjyqësor ishte biznesmeni Dritan Jazexhiu nga Tirana.
Ndërmjetës mes tij dhe gjyqtarit ishte Novruz Gajda, ish-efeltiv të policisë së Beratit. Ky i fundit ishte në rolin e sekserit. Gjykatësi së bashku me sekserin janë vënë në pranga nga policia. Po kështu në pranga është vënë edhe djali i gjyqtarit , 25 vjeçari Ledion Hoxha i cili kishte bashkëpunuar për këtë ryshfet.
Të arrestuarit janë kapur në flangrancë, kur Ledion Hoxha i morri 600 000 lekë sekserit Novrus Gajda. Paratë janë paguar nga Dritan Jazexhiu, palë në procesin civil të Gjykatës së Rrethit Gjyqor Tiranë. Nën cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 000 lekë, një automjet tip Benz me targa AA005 NC dhe 4 telefona celularë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post