Gjykata e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedim penal për ish-deputetin socialist Alfred Peza.
Gjykata ka vendosur regjistrimin e çështjes pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për këtë çështje.
Ish-deputeti, Alfred Peza akuzohet për ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Pastrim parash’.
Peza bleu në emër të gruas një pasuri 84 milionë lekë, dhe nuk e justifikoi dot.
Gjyqtari që do gjykojë çështjen e Pezës është përcaktuar pas hedhjes së shortit dhe është Klodian Kurushit, i njëjti gjyqtar që gjykoi çështjen e Arben Frrokut, duke i dhënë lirinë.
Peza i është rikthyer profesionit të gazetarit.
(F.G/Faxweb)