Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish Drejtorit të Burgjeve, Artur Zotos. Ekspertët kanë konstatuar se gjëndja shëndetësore e tij është e qëndrueshme. Zoti kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për arsye shëndetësore me pretendimin se ishte i sëmurë. Por mjekësia ligjore tha se Zoto nuk është i sëmurë.
Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender. (J.V/Shuplaka)