Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan.
Dosja ndaj ish kreut të rrugëve Dashamir Xhika kalon tek Gjykata e Tiranës. Ndaj Xhikes bie akuza e “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe do të hetohet vetëm për akuzën “Shpërdorim detyre”.
Ndërkohë që sot mbahej dhe seanca ndaj tij, ku gjyqtarja Rexhina Memlika do shqyrtonte kërkesën e Xhikës për lirim nga qelia, por gjyqi ndaj tij është shtyrë pasi mungonte prokurori i çështjes.
Kujtojmë se Dashamir Xhika, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është rikthyer sërish në burg më datë 1 shtator. Xhika ishte lënë më parë nga gjykata në “arrest shtëpie”.
Policia njoftoi zyrtarisht se ka bërë shoqërimin e tij drejt burgut, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte vendosur ta rikthente atë në burg, duke ndryshuar masën e sigurimit për të.
Rasti për të cilën ai dyshohet është shpërdorimi i fondeve për rrugën Gjinar-Elbasan.
(M.Q/Faxweb)