Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës. Mësohet se kjo dosje do shqyrtohet nga anëtarët e Gjykatës së Lartë më 26 tetor, rekursin e Prokurorisë për lirimin me kusht te Lulzim Berishës në vitin 2016 nga Gjykata e Durrësit.
Rekursi i prokurorisë mbeti në pritje për shkak të bllokimit të Gjykatës së Lartë nga mungesa e anëtarëve, të saj për më shumë se 3 vitesh.
Berisha i shpëtoi burgimit të marrë si drejtues i Bandës së Durrësit në fillimvitet 2000, me një vendim të kontestuar të Gjykatës së Durrësit. Kujtojmë se Lulzim Berisha ndodhet në arrati për një tjetër dosje penale të nisur nga Prokuroria e Posacme SPAK, që lidhet me dy vrasje të 2005-ës.