Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e tre gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni – nga shqyrtimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Vendimi është marrë të enjten nga gjyqtari Enton Dhimitri.
Seanca e parashikuar fillimisht për të martën u shty për më 22 prill. Në atë seancë, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë edhe rekursin e Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për masën e sigurisë së vendosur ndaj tyre.