Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestron e pasurisë së deputetit socialist, Alfred Peza. Sipas Prokurorisë kërkesa e saj në Gjykatën e Lartë ishte vetëm për veprën penale të pastrimit të parave. E kontaktuar nga Report Tv Prokuroria sqaroi se kërkesa në Gjykatën e Lartë ishte vetëm për veprën penale të pastrimit të parave.
Vendimi për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë të paraqitur në Gjykatën e Lartë për veprën penale pastrim parash është marrë nga Kolegji Penal ndërsa ende nuk është bërë publik argumentimi i këtij vendimi.
Duhet të sjellim në vëmendje që më 13 prill Prokuroria i depozitoi kërkesë krimeve të rënda në zbatim të ligjit antimafia për deputetin socialist pasi akusohet për manipulim të pasurisë me vlerë 1.1 miliardë lekë
Po kështu Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetime për mospagim taksash, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Peza ka reaguar disa herë duke deklaruar se ai me bashkëshorten pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe ky proces është sulm ndaj tij. (J.V/Shuplaka)