Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kërkesës së ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e rikthyer çështjen e tij në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.
Kështu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për t’i rikthyer hetimet edhe njëherë nga e para.
Pas dhënies së vendimit Saimir Tahiri doli në heshtje nga Gjykata e Lartë, dhe nuk preferoi që të ndalej të fliste me gazetarët.
Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënyar nga GJKKO me 3 vite burg shërbim prove, ndërkohë që Apeli i Posaçëm prishi vendimin dhe e riktheu çështjen për gjykim në shkallën e parë.
Tashmë me vendimin e Gjykatës së Lartë, çështja e Tahirit do të kthehet edhe njëherë në apelin e posaçëm nga ku do të duhet që të jepet vendim për ishministrin e brendshëm.
Maks Haxhia, Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh pas seancës:
Përfundimisht Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit të posaçëm. Ktheu çështjen po në të njëjtën gjykatë por me trup tjetër gjykues. Ne kërkojmë pafajësi për Tahirin.
Shkelja e parë e bërë nga gjyqtarët e Apelit në seancën e kaluar është se kanë cënuar paanësinë sepse kanë dhënë mendim mbi një cështje që kishte fakte të kryera.
Strategjia e rradhës, presim të zbardhet vendimi të shkojmë në gjykatën e Apelit dhe të ngulmojmë për kërkesën tonë. Ne jemi optimstë dhe të sigurtë në gjëndjen aktuale. Drejtësia do të shkojë në vend duke shpallur Sajmir Tahirin të pafajshëm.
NJOFTIMI I PLOTË I GJYKATËS SË LARTË:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datën 28.09.2021, ka marrë në shqyrtim, në seancë gjyqësore, çështjen me palë; Dorëzues Rekursi: S.T. dhe J. Ç. dheKërkuese: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr. 60, datë 19/09/2019, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.Në bazë të nenit 406, paragrafi i parë, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.T., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin S.T. dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.Heqjen e të drejtës të pandehurit S.T. për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 3 (tre) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Ç. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e ti j me 5 (pesë) vjet burgim.Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit J.Ç., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.Heqjen e të drejtës të pandehurit J.Ç.për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 (tre) vjet.
Gjykatae Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të pandehurve të mësipërm për veprat penale të Trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim, dhe të Grupit të strukturuar kriminal.
Pas ankimit të ushtruar nga prokuroriadhe të pandehurit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 16, datë 26.6.2020, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr. 60, datë 19/09/2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një trupe tjetër gjykuese.
Pasi e shqyrtoi çështjen ne tërësi dhe dëgjoi parashtrimet dhe kërkesat e prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve, Kolegji Penal i Gjykatës, vërejti se:
Çështja e përbërjes së rregullt të trupit gjykues është çështje thelbësore e parimit të gjykatës së caktuar me ligj si pjesë e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtari, që në bazë të Kodit të Procedurës Penale ka shkaqe papajtueshmërie sipas nenit 15 të këtij Kodi, nuk mund të jetë pjesë e një trupe gjyqësore e cila mund të japë një vendim të konsideruar të ligjshëm.
Cilësimi i ndryshëm ligjor i fakteve për të cilat akuzohen të pandehurit mund të kryhet nga gjykata me vendimin përfundimtar, aq më tepër kur ai nuk është një cilësim juridik më i rëndë.
Kolegji vërejti se nuk ka patur mosrespektim të dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim.
Pretendimet e tjera, në rekurset e paraqitura nga të gjykuarit, që kanë të bëjnë me vlerësimin e provave të paraqitura nga prokuroria në kërkesën për gjykim Kolegji konsideron se analiza dhe çmuarja e provave është atribut i gjykatave të faktit dhe si të tilla nuk janë objekt i shqyrtimit në Gjykatën e Lartë; aq më tepër që çështja në shqyrtim është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se palët në gjykim kanë qenë dakord me aktet e fashikullit hetimor të prokurorit.
Përsa i përket kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, Kolegji vëren se masa e sigurimit si e tillë është trajtuar në Gjykatën e Lartë dhe, me Vendimin nr. 218, datë 03.07.2020, është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur kundër vendimit nr. 18 akti, datë 19.05.2020, të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kërkesa e të gjykuarit J.Ç., që pretendonte veprime procedurale për marrjen e provave, siç është caktimi i një eksperti ose grupi ekspertësh mjekoligjorë për të verifikuar diagnozat mjekësore, vlerësohet si një kërkesë e papranueshme për sa kohë që Gjykata e Lartë nuk është një gjykatë fakti por është gjykatë ligji. Duke vërejtur mosndryshimin e kushteve, kritereve dhe nevojave të sigurimit për të cilat është vendosur masa e sigurimit “Arrest në burg”, duke e shqyrtuar në referencë të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji nuk mund ta pranonte kërkesën.
Nga sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi:
Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykata së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhedërgimin e çështjespërrishqyrtimnëkëtëgjykatë me tjetërtrupgjykues.
Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
(E.K/Faxweb.al)