Gjykata e Lezhës ka vendosur sot gjyq dërgimin në të çështjes penale “Ranishtja 4”, ku janë të pandehur Fran Frrokaj kreu i Bashkisë Lezhë, i akuzuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim.
Gjyqtari Jak Ndoka ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve në ngarkim të 4 të shtetasve.
Fran Frrokaj dhe vartësit u arrestuan pasi akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej më shumë se 25 mijë metër katror që dyshohet se u është shpërndarë personave të ndryshëm në shkelje të ligjit. Për 13 mije e 700 metra është vendosur sekuestro preventive.
Zyrtarët lokalë dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për zonat ranishte, duke e ndarë atë me ligjin 7501.
Në rrjetin e falsifikimit janë përfshirë veç drejtuesve të bashkisë, edhe kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ish përgjegjësja e kadastrës, ish drejtori i hipotekës si dhe juristë e topografë.
(M.Q/Faxweb.al)