Pas shpalljes se moskompetencën nga Gjykata e Përmetit, Gjykata e Posaçma Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili.
Vendimi pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër.
Në shkurt të këtij viti operacioni “Mezhgorani” çoi në pranga 30 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale mes tyre dhe botuesin Henri Çili.
Ndaj të ndaluarve të këtij operacioni, Prokuroria ngriti një sërë akuzash për veprat penale si “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”.