Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të kryer kontrolle në një tjetër pronë të Ajola Xoxës, e regjistruar si apartament pranë qendrës Harbel.
Sipas burimeve, kontrollet janë kryer të martën, rreth orës 11:30, dhe kanë zgjatur disa orë. Apartamenti, i regjistruar zyrtarisht si banesë, dyshohet të jetë përdorur si magazinë.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar disa kontrata që konsiderohen të rëndësishme për hetimin e SPAK. Prokuroria vijon hetimet mbi këtë çështje.