Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e ushtruara nga BKH-ja në zyrën që mbrojtja e saj e cilëson si magazinë, në Sky Tower.
Kontrolli i zhvilluar në janar të këtij viti ka çuar në sekuestrimin e sendeve me vlerë për hetimin. Ndër kërkesat e Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e celularit, kërkesë që ishte rrëzuar më parë nga gjykata.
Ky është një zhvillim i ri në hetimet që lidhen me Ajola Xoxën dhe aktivitete të tjera të dyshuara në këtë çështje.
Discussion about this post