Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katror, i cili u sekuestrua si pronë e Jorgo Goros dhe ndodhet pranë Gardës së Republikës në kryeqytet.
Sipas SPAK, apartamenti ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës. Nga ana tjetër, biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë se apartamenti është në pronësi të tij dhe se ia kishte lënë Goros për përdorim, ndaj iu drejtua GJKKO-së për të kërkuar heqjen e sekuestros.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili vendosi ta rrëzonte atë.
Ndaj Jorgo Goros, prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, si dhe konfiskimin e apartamentit. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, si dhe për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.