Shtyhet seanca ndaj Grida Dumës dhe Erjon Veliajt per shpifje, seanca e rradhës u la më 22 shtator ora 10. Seanca e sotme u shty per mungesë të pranisë së paleve. Seanca e sotme pritej të zhvillohej me praninë e palëve, por ato nuk u paraqiten në seancë.
Kjo çështje kaloi nga gjykata e Tiranës në Gjykatën e Posaçme për shkak të cilësisë së personit të rëndëisisë së lartë që është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se në datën 24 mars 2021, deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për shpifje ndaj saj.
Veliaj e kishte quajtur Dumën “trafikante apartamentesh”, dhe kjo është arsyeja përse çështja shkoi në gjykatë, pasi deputetja i ka konsideruar akuzat e tij si shpifje të pabazuara dhe që nuk mund të argumentohen apo faktohen.