Sot gjykata e faktit në Tiranë ka shpallur pushimin e gjykimit për ish-Drejtorin e Tatimeve të Tiranës , për Androkli Kokthi pasi fakti nuk ekziston.
Kokthi akuzohej për shpërdorim detyre në bazë të nenit 248 të Kodit Penal pasi në muajin korrik 2014 kishte lidhur një Akt Marrëveshje për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura me shoqërinë “Fullpet”.
Prokuroria për këtë akuzë kërkoi denimin me 3 vjet heqje lirie por gjykata e shpalli akuzën të pambeshtetur në ligj.
Më 18 shkurt 2016 Kokthi u arrestua përsëri për shperdorim detyre për disa mallra të konfiskuara që me pas i ishin kthyer subjektit. Kjo akuze nuk arriti të vërtetohej. Androkli Kokthi njihej në mjediset fiskale nga njera anë për arrogancën, por nga ana tjetër edhe për profesionalizmin e tij. Gjithashtu ai njihej për konfliktet dhe mosdakortësinë e tij të vazhdueshme me ish-Drejtoreshen e Tatimeve, Brisida Shehaj. (J.V/Shuplaka)