Gjykata e Shkodrës ka bllokuar ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali.
Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, ka vendosur pranimin e ankimit të personit të kërkuar për ekstradim në Itali, Ilir Bajri dhe të avokatit Arbër Hoxha, duke prishur Vendimin Nr. 175, datë 17.06.2019, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe kthimin për rigjykim me trup tjetër gjykues.
Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm ne praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedurial penal, provat e administrura dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.
Pritet që me zbardhjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër çështja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.
Në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni”, dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysëm burg.
Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.