07:29 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata e Shkodrës dënon Safet Bajrin

21:17 | 02/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trazoi politikën shqiptare/ Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Safet Bajri

Gjykata e Shkodrës dënon me 9 vite burg Safet Bajrin, një vendim i cili mësohet se është dhënë të premten e kaluar.

Vendimi për dënimi e tij vjen pasi Gjykata e Shkodrës njohu vendimin e gjykatës belge  e cila ishte shprehur se, “Krimineli shqiptar Safet Rustemi (Bajri) do të kryejë të paktën 9 vite burg në Shqipëri“. Të paktën kështu është shprehur, Ministri i Drejtësisë në Belgjikë Koen Geens (Lexo këtu).

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua nga ana e policisë në Shtator të 2018-tës në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.

Rezulton se Bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri.

Ai ishte i dënuar me 22 vjet burg në Belgjikë për trafikim të qënieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Bajri është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg.

Debati mes Shqipërisë dhe Belgjikës sa i përket çështjes së Safet Bajrit dhe bandës së tijka qenë mjaft i nxehtë. Mazhoranca në Shqipëri akuzonte Belgjikën se ka vonuar sjelljen e dosjes së Bajrit, ndërkohë që ai ka kryer katër vrasje në vend.

Duket paradoksale, pasi Shqipëria mund të kishte zbardhur dhe arrrestuar Bajrin për këto vrasje. Këtë paradoks e vë në dukje edhe një shkrim i gazetës belge LeVif.

Gazetarja Muriel Lefevre shkruante se banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri (Lexo këtu) Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: denohetgjykata e shkodresnjeh vendimion e gjykates belgeSafet Bajri
Pas

VIDEO/ Për të mos u humbur, elektriçistët në Lezhë bëjnë lëvizjet ekstreme në shtyllë

Para

Sinan Hoxha baba për herë të dytë! Andrra publikon foton domethënëse

Para
Sinan Hoxha baba për herë të dytë! Andrra publikon foton domethënëse

Sinan Hoxha baba për herë të dytë! Andrra publikon foton domethënëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.