Gjykata e Tiranës ka kaluar në gjykim çështjen e ish-deputetit të LSI-së Shkëlqim Selami.
Ai akuzohet për falsifikimin e dokumenteve të dekriminalizimit.
Në kuadër të dekriminalizimit, Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “Jo” pyetjes se nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.
Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post