Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues nga ana e avokatëve të Izet Haxhisë.
Mbrojtja ka kërkuar marrjen në dispozicion të vendimit, ndërsa pritet që të ribëhet edhe një herë tjetër kërkesa për përjashtim.
Prokuroria nga ana tjetër ka kërkuar shpalljen e moskompetencës për këtë çështje dhe kalimin e saj nën juridiksionin e Gjykatës për Krime të Rënda.
Izet Haxhia është shprehur se është dakord që çështja të kalojë nën kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda.
Haxhia akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese me paramendim të funksionarëve publik.
Mbrojtja i ka kërkuar 2 kërkesa gjykatës.
- Të vihet në dispozicion vendimi i gjykatës për rrëzimin e kërkesës për përjashtim.
- Izet Haxhia të mos qëndroj më pas kafazit të të pandehurve, por të jetë në krah të avokatëve pasi nuk është person i rrezikshëm.
(E.K/Faxweb.al)