05:33 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata Europiane lejon deportimin e azilkërkuesve, refugjatët kanë të drejtë të kërkojnë azil në shtetin e parë që hyjnë

21:35 | 26/07/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Europiane lejon deportimin e azilkërkuesve, refugjatët kanë të drejtë të kërkojnë azil në shtetin e parë që hyjnë

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka vendosur një ligj që i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë në të cilin hyjnë, edhe në rrethana të jashtëzakonshme, raporton BBC.

Kjo çështje e ngritur nga Austria dhe Sllovenia, mund të prekë të ardhmen e qindra njerëzve të mbërritur në bllok gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016.

Mësohet se e gjitha kjo kishte nisur me dy familje afgane dhe një siriane që aplikuan për azil pasi u larguan nga Kroacia. Gjykata thotë se është përgjegjësi e Kroacisë të vendosë për rastin e tyre.

Kujtojmë se gjatë verës së 2015-ës, një milionë emigrantë dhe refugjatë udhëtuan përmes Ballkanit Perëndimor. Nën të ashtuquajturën rregullore të “Dublinit”, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së në të cilin hyjnë.

Sipas avokatit të familjeve afgane, ato kishin hyrë në Austri me mjete transporti të pajtuara dhe organizuara nga qeveria austriake dhe qeveri të tjera. Por, ndryshe nga shumë afganë të tjerë, atyre nuk iu dha azili.  Kjo sepse autoritetet austriake vendosën që të deportoheshin në Kroaci, pikën e tyre të hyrjes në BE sipas rregullores së Dublinit.

Mirëpo, dy motrat afgane e kundërshtuan vendimin e autoriteteve austriake dhe e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, sëbashku me një shtetas sirian në slloveni, që ndodhej në situatë të ngjashme.

BBC shkruan se gjykata vendosi që kalimi i kufirit kroat nga ana e këtyre personave duhet të konsiderohej i parregullt bazuar në kornizën e “Dublinit”. Vetëm sepse një shtet i BE lejon qytetarët jo europianë të hyjnë në territorin e tij mbi baza humanitare, ky autorizim nuk është i vlefshëm në vendet e tjera të BE-së. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Gjykata EuropianeRefugjate
Pas

Rama përkujton skautistët e rinj shqiptarë të krijuar nga ushtaraku britanik Herbert

Para

Florjan Binajt iu rrit vajza, aktori zbulon episodin nga pushimet: Babi e di vetë unë (FOTO)

Para
Florjan Binajt iu rrit vajza, aktori zbulon episodin nga pushimet: Babi e di vetë unë (FOTO)

Florjan Binajt iu rrit vajza, aktori zbulon episodin nga pushimet: Babi e di vetë unë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.