Pas shtyrjes së vendimit të gjykatës franceze më 2 mars, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj shprehet i irrituar.
Sipas ish-kryeministrit kosovar, kjo shtyrje ishte e panevojshme pasi ai është i pafajshëm. Më tej ai shton se autoritetet serbe i janë vërsulur, megjithatë Haradinaj nuk ndihet i kërcënuar prej tyre.
POSTIMI I HARADINAJT
“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan.” (D.D/Shuplaka)