Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca e radhës për dosjen “Babale”. Në seancën e mëparshme prokuroria dha pretencën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, ku kërkoi pezullim nga funksionet publike dhe 3 vite shërbim prove.
Gjatë seancës së sotme, Salianji, Fredi Alizoti dhe Albert Veliu bënë mbrojtjen, ndërsa në fund pritet jepet vendimi. Avokatja e Albert Veliut, Elona Llorja tregoi arsyet pse Albert Veliu ka kërkuar azil në Kosovë, ndërsa avoati i Salianjit, Ledio Braho theksoi se ka prova për takimin mes Geron Xhafatj dhe Albert Veliut. Kujtojmë që Salianji akuzohet për kallëzim të rremë dhe shpifje.
Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:
Elona Llorja: Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë pasi familja e tij është kërcënuar nga familja, pasi publikoi videon e Geron Xhafajt i cili ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Avokati i Fredi Alizotit, Ilir Dode: I mbrojturi im nuk duhet të ketë të njëjtën masë dënimi ashtu siç është edhe Albert Veliu që është fshehur drejtësisë. Alizoti ka bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën.
Fredi Alizoti: Unë s’kam qenë asnjëherë i dënuar për trafik droge dhe këta duhet ta provojnë se kush ka qenë i dënuar.
Elona Llorja, avokate e Albert Veliu: I mbrojturi im ka bërë publike një aktivitet kriminal që drejtohej nga vëllai i ish-ministrit të Brëndshëm Fatmir Xhafaj, Agron Geron Xhafaj.
Prokurori Kolë Hysenaj: Fredi Alizoti nuk ka qenë bashkëpunues me organin e akuzës dhe kjo gjë nuk njihet si rrethanë lehtësuese.
Ledio Braho, avokat i Ervin Salianji: Agron Geron Xhafaj është takuar dhe kjo e provuar nga qelizat telefonike me Albert Veliu në zonën e Orikumit nga ora 12 e 45 deri në 13 e 45.