Ditën e nesërme Safet Veizi do të dal para drejtësisë greke, pas dënimit me burgim të përjetshëm për një çantë me 16 kilogram hashash që iu gjent nga policia, për të cilën pretendonte se nuk ishte e tij. Në seancën e nesërme e cila do të mbahet rreth orës 09:00 në Gjykatën e Apelit në Efetio të Athinës, Veizi do të ketë përballë 5 anëtarë të gjykatës.
Kujtojmë se, pas dhënies së vendimit të mëhershëm për dënim me burgim të përjetshëm, familjarët e Veizit u shprehën se vendimi është politik për faktin se ai është çam, sepse sipas tyre ai po i transportonte pa djeninë e tij, pasi ajo ishte një çantë që i ishte lënë nga miku i tij i fëmijërisë.
Ndërsa për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili duke e konsideruar vendimin të padrejtë, përmes ironisë shtron pyetjen se: “Mos vallë edhe ky është nënkryetari i Mafies se Burgjeve që bën furnizimin me droge ne qelite e 34 burgjeve te Greqise?”