Gjykata e Kukësit ka vendosur masën sigurisë “Arrest me burg” për 3 nga 5 të ndaluarit për laboratorin e heroinës në Brenoga të Hasit. Ndërkohë për Mustafa Shuti, 77 vjeç, është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe për Anila Shutin është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Të ndaluarit mberritën në orën 12 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Kukësit nën masa sigurie. Caktimi i masës u bë nga gjyqtari Rexhep Karaj. Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të pestë të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim bazuar në nenin 283/25 i Kodit Penal.
Mbrojta e tyre është marrë përsipër nga avokatët Aurora Guska e Domenika Ngjeçi. Ka qenë informacion operativ për laboratorin dhe është kryer ndërhyrja. Burimet thanë se sot do kërkohet arrest në burg për të 5 të arrestuarit.
Sipas burimeve të ndaluarit kanë thënë se nuk dinin përse do përdoreshin kazanët dhe pajisjet e tjera dhe se nuk kanë treguar emrat e personave që u kanë thënë ti siguronin këto pajisje dhe që ti ruanin ato.
Ndërkohë thuhet se nëse nga operacionet që po zhvillohen në gjithë vendin do të mund të sigurohen prova që e lidhin me laboratorin në Kukës, atëherë mund të kaloje për kompetence tek Krimet e Rënda, nëse nuk gjendet lidhje ka shumë gjasa të mbetet çështja në Kukës.
Personat që janë arrestuar derimë tani për laboratorin e drogës:
1-Vehbi Barushi
2-Xhevit Shuti
3-Anila Shuti
4-Mustafa Shuti
5-Flamur Çela
Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.
Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.
Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.
(M.Q/Faxweb.al)