Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ishte sot në seancën gjyqësore ku pritet të merret vendimi për Fredi Belerin, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
Në një komunikim për gazetarët Dule tha se me Belerin po krijohet një precedent i rrezikshëm.
Sakaq tha se fakti që Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante e pajustifikueshme .
“Nuk kemi ende vendim gjykate. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë procesin gjqyqësor i cili ende nuk ka filluar. Fakti që z.Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante e pajustifikuesheme, papranueshem dhe një precendet tepër i rrezikshëm.
Mesa u njoftova, ministri Ikonomu do të vizitojë nesër z.Beleri në Durrës.
Në proceset zgjedhore të paraburgosurit dhe të dënuarit që nuk u janë ndaluar të drejtat politike me vendim të prerë gjykate, a nuk shoqërohen për të ushtruar të drejtën e votës.
Në një kohë që zbatohen këto praktika, pse ky dallim për z.Beleri?”-u shpreh ai.