Nga shtëpia ku ndodhet i izoluar prej 326 ditësh, dhe një ditë pasi mori ‘shuplakën’ kryetari i PD-së njofton datën e re të protestës tjetër kombëtare.
Në datë 26 nëntor protesta tjeter kombetare, e gjithë Shqipëria në Tiranë, tha Berisha sot në një videokonferencë.
Edhe sot ai sulmoi Gjykatën Kushtetuese e cila legjitimoi veprimet e SPAK dhe GJKKO-së lidhur me masën e sigurisë së parë që drejtësia kishte marrë për ish kryeministrin “detyrim me Paraqitje’ ndërkohë njoftoi se ankimi për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ do të shqyrtohet seancë tjetër.