22:42 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha

14:46 | 18/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbi masën e parë të sigurisë së kërkuar nga SPAK dhe dhënë nga ana e GJKKO, në Tetor të vitit të kaluar, “detyrim paraqitjeje”.

Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, për skandalin e dosjes “Partizani”, po me vendim të të gjitha shkallëve të drejtësisë, përfshi dhe dy të GJKKO.

Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e mori vendimin ditën e djeshme (17 Shtator) dhe e ka shpallur sot.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin, pasi edhe për masën detyrim paraqitjeje që ai nuk e zbatoi në muajin Tetor 2023, duhet t’i drejtohej Kuvendit për miratim, sipas Nenit 73, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët, Kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës. Në ankimimin e Berishës thuhet se kërkon:

“ Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.

Më 30 Dhjetor ish-kryeministri u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në “arrest shtëpie”, pasi kishte thyer masën e parë “detyrim paraqitjeje” dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK dhe GJKKO.

Në arrest shtëpie bashkë me të është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi, po për të njëjtën dosje penale dhe po kështu të dy të pandehur prej javës së kaluar.

Pas

Britania dislokon trupa shtesë në Kosovë për stërvitje me KFOR-in

Para

Ndarja nga jeta e Bogdanit/ Peleshi: U shua një zë frymëzues i politikës shqiptare, Çuçi: Vështirë të gjesh fjalë të zbusësh këtë dhimbje

Para
Ndarja nga jeta e Bogdanit/ Peleshi: U shua një zë frymëzues i politikës shqiptare, Çuçi: Vështirë të gjesh fjalë të zbusësh këtë dhimbje

Ndarja nga jeta e Bogdanit/ Peleshi: U shua një zë frymëzues i politikës shqiptare, Çuçi: Vështirë të gjesh fjalë të zbusësh këtë dhimbje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.