13:36 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, gjithçka mund të kthehet në pikën zero

19:26 | 11/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, gjithçka mund të kthehet në pikën zero

Ankesa e LVV-së rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi që ky subjekt e dërgoi sot në Gjykatë Kushtetuese mund ta kthejë në pikën zero çdo gjë në Kosovë. Jeta e kryeministrit Hoti mund të jetë më jetëshkurtër se ajo e Kurtit.

Lëvizja Vetëvendosje sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretim për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në seancën ku u votua për qeverinë në krye me Avdullah Hotin. LVV-ja thotë se kjo votë është ndesh me Kushtetutën, për faktin se deputeti Arifi është i dënuar me burg me vendim të shkallës së fundit.

Por, njohësit e çështjeve kushtetuese me të cilët ka folur Gazeta Express thonë se rasti mund të shkoj keq për Qeverinë e sapozgjedhur pasi  deputetit është dashur t’i merret mandati dhe të mos lejohet të votojë në këtë seancë.

Ata thonë se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë që votimi i deputetit Arifi të shpallet antikushtetues përveç që do të çojë në rrëzimin e qeverisë sapozgjedhur, atëherë do të  ngrihen pikëpyetje se kush do të jetë u.d kryeministër, Kurti a Hoti. Hoti do e ketë të drejtë të jetë prapë në garë për kryeministër sepse vetëm procesi i zgjedhjes së qeverisë do të llogaritet i dështuar.

Më herët u raportua pas votimit të Qeverisë Hoti se VV e ka kontestuar votën e Arifit, duke deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ligjshmërisë së këtij vendimi. Kushtetuta e Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim.

Për rastin e Arifit, Zyra Ligjore e Kuvendit ka përgatitur një opinion ligjor, që është shpërndarë në kryesi me datë 18 maj. Aty thuhet se nga analizimi i dispozitave kushtetuese dhe ligjore si dhe nga konstatimi i gjendjes faktike, del se vendimi për Arifin ka marrë formën e prerë para se ai të certifikohej si deputet në këtë legjislaturë.

Në përfundim të këtij opinioni të hartuar nga zyra ligjore thuhet se në këtë rast nuk gjejnë zbatim dispozitat kushtetuese dhe ligjore që lidhen me rolin e Kuvendit për marrjen e deputetit. Sipas Kuvendit, KQZ’ja është organ kompetent  për verifikimin e kritereve formale që duhet të plotësojnë kandidatët për deputet, para certifikimit të tyre.

Pas

VIDEO/ Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, paralajmëron Rama: Nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi nga e para

Para

Nga Sadri Abazi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj e Fidel Ylli/ Kush janë 6 deputetët pasanikë që morën dieta dhe karburant gjatë pandemisë

Para
Nga Sadri Abazi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj e Fidel Ylli/ Kush janë 6 deputetët pasanikë që morën dieta dhe karburant gjatë pandemisë

Nga Sadri Abazi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj e Fidel Ylli/ Kush janë 6 deputetët pasanikë që morën dieta dhe karburant gjatë pandemisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

Sulmi ne Iran, thirrja e Kancelarit gjerman, Merz: Irani të nisë bisedimet me SHBA-në dhe Izraelin

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.