Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama foli edhe për pezullimin e ratifikimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Rama tha se kjo është një çështje dhe e drejtë e gjykatës dhe nuk pranoi ta komentonte.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e sanksionuar në kushtetutë. Është detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj dhe s’kam çfarë të shtoj kështu dhe nuk shoh asgjë që lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.
Pas pezullimit nga ana e GJK, marrëveshja nuk kaloi sot në seancë, ashtu sic ishte parashikuar.