Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi u pyet edhe në lidhje me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas komisionerit është një ndër pikat kyçe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.
Rama tha se Shqipëria nuk mund të penalizohet pse ka bërë spastrimin më të madh në rajon. Ai shtoi se Vettingu është një proces që monitorohet nga BE dhe ka vështirësitë e veta dhe se plotësimi i saj kërkon kohën e vet.
“Funksionimi i gjyqësorit është një nga pikat kyçe. Shqipëria do e kishte bërë konferencën vite më parë. Në rast se BE do shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht do jetë një pikë ku nuk do kapet njeri. Në rast të kundër do kapet dhe ne do vazhdojmë punën tonë”, tha kryeministri.
Rama: Reforma në Drejtësi ka bërë që i gjithë procesi i krijimit të institucioneve të reja të jetë i pavarur. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të plotësohet deri në 1 janar, por bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet sepse ka bërë pastrimin shumë të madh. Ia thash edhe Komisionerit. Pse nuk kemi sot një GJK funksionale?
E kemi eliminuar nga Kushtetuta? Jo. Se kemi sot sepse kemi bërë një spastrim që se ka parë asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën. Plotësimi kërkon kohën e vet. Vettingu është një proces që po ecën para, ka ritmet dhe vështirësitë e veta. Nuk varet dhe monitorohet nga qeveria. Në fund të ditës vlerësohet qeveria si shtet, jo qeveria.
Funksionimi i gjyqësorit është një nga pikat kyçe. Shqipëria do e kishte bërë konferencën vite më parë. Në rast se BE do shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht do jetë një pikë ku nuk do kapet njeri. Në rast të kundër do kapet dhe ne do vazhdojmë punën tonë.”- tha Rama.