Kreu i PD-së Sali Berisha reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi një ditë më parë ankimin e tij për shfuqizimin e masës së SPAK me arrest shtëpie.
Berisha tha se Gjykata Kushtetuese është një gjykatë politike që merr urdhrat, ndërsa tha se ajo është në kaos dhe nuk respekton parimin elementar të konfliktit të interesit.
“Gjykon për gjera që nuk i kemi kërkuar. Në këtë dosje ne nuk kemi kërkuar propocianalitetin, gjykata shpik një çështje pa ja kërkuar”, tha Berisha.
Pyetje: Dje ka patur një vendim nga ana e GJK sa i takon ankimit tuaj, duke parë edhe vendimet e fundit të GJK thuhet se mungon kuorumi i saj, a mund të thuhet se kemi GJK në Shqipëri?
Berisha: Ato i krijojnë vetë, kur të duan kanë kuorum, kur të duan nuk kanë kuorum, nuk janë seriozë. Brenda procesit për disa kanë kuorum dhe disa nuk kanë kuorum. Ajo është gjykata më politike, merr urdhrat nga Rama dhe Agaci.
Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, por ajo nuk është gjykuar. Janë në një kaos të plotë, nuk respekton parimet elementare të konfliktit të interesit, parimet themelore të të drjetave. Gjykon për gjera që nuk i kemi kërkuar. Në këtë dosje ne nuk kemi kërkuar propocianalitetin, gjykata shpik një çështje pa ja kërkuar. Më tepër do ta quajmë kaotike. Po e tillë është, repart i PS.