Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook në lidhje me arrestimin e Ardit Bocit një student nga Gjirokastra.
Boci u arrestua gjatë protestës së opozitës dhe sot u vendos nga Gjykata që ai të mbetet në burg.
Shehu thotë që Boci protestoi kundër varfërisë dhe kundër “premtimeve të harruara” që iu bënë studenteve pak muaj më parë nga Qeveria.
“I riu gjirokastrit Ardit Boci, qe protestoi ne Tirane kunder varferise, pa mundesise per te vazhduar rregullisht studimet e larta etj, sot u vendos te mbahet ne burg.
Protestoi si shume shoke te tij edhe kunder “premtimeve te harruara”, qe ju bene studenteve pak muaj me pare nga kjo Qeveri”, ka shkruar ish-ministri Tritan Shehu.
Ish-deputeti shkruan se Ardit Boci do të lirohet dhe se do t’I jepet e drejta që I takon sepse Shqipëria është në prag të ndryshimit.
“Shume shpejt Arditi do te lirohet e do t’i ipet e drejta qe i takon; Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit”, ka shkruar Tritan Shehu.
Statusi i plotë i Tritan Shehut në facebook:
Shume shpejt Arditi do te lirohet e do t’i ipet e drejta qe i takon; Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit.
I riu gjirokastrit Ardit Boci, qe protestoi ne Tirane kunder varferise, pa mundesise per te vazhduar rregullisht studimet e larta etj, sot u vendos te mbahet ne burg.
Arditi, i rregjistruar ne Universitein e Durresit prej disa vitesh, eshte i detyruar te punoje ne nje Call Center ne Tirane, per te siguruar jeten e tij dhe vazhdimin e shkolles me tej.
Ai protestoi si dhjetra mijera te tjere, si mijera nga bashkemoshataret e tij, protestoi edhe per ata qe nuk ishin ate dite ne proteste.
Protestoi si shume shoke te tij edhe kunder “premtimeve te harruara”, qe ju bene studenteve pak muaj me pare nga kjo Qeveri.