Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeccarin Blendi Teta i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Prokuroria ka dyshime se Teta ishte në dijeni të planit për ekzekutimin e Santiago Malkos.
Teta akuzohet dhe për ‘pengim të zbardhjes së të vërtetës’.
Detaje të reja për ngjarjen:
Policia ka të dhëna për një darkë të Blendi Tetës me personat që dyshohet se realizuan vrasjen. L.D, D.A dhe 4 persona të tjerë ishin ulur në një darkë me Blendi Tetën, ky dyshohet se kanë folur për vrasjen e ish-policit.
Darka është konsumuar në një lokal në zonën e “Feskut”, në pronësi të L.D dhe D.A. Pas darkës të gjithë janë larguar me dy makina të llojit “Skoda Roomster” e “Golf 5” ngjyrë gri. Këto dy automjete janë përdorur edhe në atentatin ndaj Santiago Malkos.
“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMË X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMË X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.
Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D “ do të largohem”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMË X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte dicka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë.
Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses time S.V në rrugën ‘Don Bosko’.
Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMË X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.
Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMË X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përvec shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë
Discussion about this post