00:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata le në burg Haradinajn, bashkëshortja: Kjo është bërë e tepërt, ka kaluar në banalitet (VIDEO)

20:27 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata le në burg Haradinajn, bashkëshortja: Kjo është bërë e tepërt, ka kaluar në banalitet (VIDEO)

Pas vendimit të Gjykatës Franceze për të mbajtur në paraburgim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Anita Haradinaj.

Sipas saj, sjellja e autoriteteve franceze e ka tejkaluar normalen, ndërsa akuzon institucionet e Kosovës për neglizhencë.

“Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke e pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”, ka thënë Anita Haradinaj.

“Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare. Kemi marrë disa telefonata por ende nuk kemi konfirmim zyrtar për paraburgimin”, ka shtuar ajo. 

Gjykata e Colmar në Francë ka dhënë vendimin për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua një ditë më parë Aeroportin Bazel / Mulhouse, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbianë vitin 2004

Sipas medieve vendase, Gjykata ka vendosur burgim të përkohshëm për Haradinaj derisa Beogradi të përgatisë kërkesën për ekstradim.

Reagimi i plotë i Anita Haradinajt:

Nuk e di për të satën herë në jetë me është dashtë ta luaj rolin e nënës ‘heroinë’, edhe kur Gjini m’pyti ‘Anitë e cka boni Ramushi bre’, sepse për botën e tij te vogël, njeriu duhet patjetër të bëje dicka qe t’kete pune me policine, edhe kur Trimi m’pyti “eeee kur vjen tash Ramushi” edhe kur Hana tha ” E pse na po rrime ktu, ku eshte Ramushi?”

Per ju qe po lexoni dhe per mua qe po shkruaj, per te dhene nje ser pergjigjesh mund te jem nene heroine, nene e forte por ne syte e femijeve te mij isha veq se nje Nene Genjeshtare ne syte e se ciles shihej qarte mllefi, deshperimi e irritimi! Por, per te paren here ne gjithe kete histori procesesh nuk u ndjeva e irrituar as nga vendet mike qe ma njohen shtetin e m’ndihmuan kur pata nevoje as nga vendet armike qe bejne punen e tyre, me erdhi veqse neveri per ata qe perfaqesojne femijet e mij ne syte e botes!!!

Po, po, sot fshiheni nen petkun e pushtetit por neser, neser koha do t’flas dhe ju do jeni te harruar e te shkuar!!! Neser Ti “minister” Hoxhaj do te jesh genjeshtare i paskrupullt ne syte e femijeve tu, Ti Edita Tahiri do sorrollatesh spitaleve nga demet qe i ke bere zemres duke shtuar kilogram te tepert nga drekat e darkat ne Bruksel, le qe nuk shquheni per zgjuarsi efikasitet intelegjence por madje madje as fotogjenik nuk jeni as objektivi i aparatit e i kameres nuk ju do!!!

Jeni tejet irritues kur shfaqeni ne publik! Por le t’ia leme kohes ajo do flase me se bukuri e me se miri per Ju!!! E rendesishme eshte qe Femijet e mi kane shtet edhe ate shtet te barabarte me krejt shtetet e botes sepse optimizmin, deshiren dhe vullnetin per shtet nuk na e ka mbyt as Serbia pa le me zvarraniket…

Femijet e mi dhe femijet e Kosoves kane enderra, kane objektiva, kane rruge te trasuar nga ata qe ende paguajne per çmim dhe nuk pyesin!!! Femijet e mia jane gjenerate e NATO-s, e demokracise, e pluralizmit, e shitet apo nuk e shitet ju integritetin e dinjitetin “refuz” ne Bruksel per nje foto me t’bukur apo per nje CV me te pasur, femijet e mi dhe t’krejt Kosoves jane femije te zgjuar, te gatshem per Evropen e shekullit 21, Ju do te mbeteni veqse te harruar e te shkuar nga koha!!!

Per hir te kesaj te vertete Edite, hapi syte kur t’shkon ne Bruksel dhe dije pse po shkon, qele najhere kete bisede e pastroj keto lista, mos u frikso sepse Ne jemi fitues dhe ata jane humbesit, mbroje kete te ardhme te shtetit ton, nese don koha mos me qene mizore me Ty, e ti Hoxhaj, femije te Kosoves ke edhe vet, mos e bir punen me i rrejt femijet e tu se eshte e rende teper eshte ndjenje e keqe, se veq femijet t’kane idhull te tjerat vijn e shkojne!!! Se mo per president e per kryeminister e parlamentar spo foli hiq se prape po e perseris, Po ja le kohes!!!! Me falni se mund t’ju tingelloj pak patetike por prape po ja le kohes!!! (A.R/SHUPLAKA)

 

 


Anita Haradinaj by GazetaExpress

Etiketa: anita haradinajFrancegjykataparaburgimramush haradinajvideo
Pas

Reshje intensive bore në qarkun e Korçës, në Dardhë trashësia arrin në 25 cm

Para

Ushtarit i bie të fikët përpara Obamës gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës (FOTO)

Para
Ushtarit i bie të fikët përpara Obamës gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës (FOTO)

Ushtarit i bie të fikët përpara Obamës gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.