Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre autorët e vrasjes së administratorit të Kotes, Argjil Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë më parë.
Jaçe Bejtaj, Namik Bejtaj dhe 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur Arif Bejtaj janë shprehur se ata kanë shkuar në vendngjarje në momentin kur kishin nisur krismat, dhe se nuk janë ata që kanë qëlluar mbi administratorin.
Personi i katërt Mersin Bejtaj ( i shpallur ne kerkim), sipas të arrestuarve mendohet të jetë edhe autori që ka qelluar mbi Argjil Gjokën.
“Kemi shkuar në vendngjarje vetëm pasi dëgjuam krismat. Gjeta duke u përleshur Mersin Bejtjan me vëllezërit Osmënaj”, tha Arif Bejtja në seancën gjyqësore. Pavarësisht pretendimeve se nuk janë autorët e vrasjes, tre të rinjtë do të qëndrojnë në burg, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)