Gjykata e Korçë ka lënë në burg shtetasin me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati.
Ndaj tij rëndojnë akuzat: “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.
Çela muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike. 39-vjeçari ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.