Është liruar nga burgu një nga protagonistët e çështjes ‘Babalja’, Fredi Alizoti.
Sipas burimeve Alizoti ka përfunduar dënimin me dy vite burg, që i ishte dhënë nga Gjykata e Tiranës për dëshmi të rreme, duke qenë se ka përfituar dhe nga gjykimi i shkurtuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Alizoti e ka hlyer dënimin, duke qenë se i është llogaritur edhe koha që ka qendruar në ambientet e paraburgimit.
Sipas Gjykatës ai ka imituar zërin e Agron Xhafajt, në videon që u publikua kohë më parë nga ana e Partisë Demokratike, për të cilën është kërkuar dhe dënimi me burg i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili e ka apeluar vendimin.
PD botoi në fillim të vitit 2018 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
(E.K/Faxweb.al)