Gjykata e Durrësit ka vendosur të ekstradojë drejt Rusis, shtetasin Rasul Miklaev, i cili njihej edhe si njeriu i ISIS.
Gjyqtari i çështjes Pailin Cera ka siguruar shtetasin rus, se në Rusi nuk do ti ndodh asgjë.
Në seancën e fundit, Miklaev deklaroi në sallën e gjyqit, që të ekstradohej, pasi jeta e tij është në rrezik.
“Ju lutem mos më dërgoni atje, pasi do të më vrasin”. Ai i mohoi akuzat, duke theksuar se nuk kishte të bënte fare me organizatat terroriste.
Shteti rus ka kërkuar ekstradim të tij, pasi e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave.
Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.
(K.H/Faxweb.al)