07:33 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjykata ndalon ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Vjosës

16:43 | 02/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata ndalon ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Vjosës

Gjykata administrative ka ndaluar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Vjosë. Pas ankesave të shumta të banorëve të fshatin Kutaj, gjykata ka pranuar kërkesën e tyre.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila dha koncesionin përmes procedurave shumë të debatueshme, si dhe Ministria e Mjedisit, e cila mbikëqyr kuadrin mjedisor, nuk arritën të bindnin gjykatën, e cila vlerësoi se pretendimet e banorëve dhe të shoqatave për shkelje të shumta ligjore gjatë procesit qenë të drejta.

Për rrjedhojë, Gjykata Administrative e Tiranës pranoi aktpadinë.

Kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor, pati premtuar shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar.

Në prill 2016, tenderi për dhënien me koncesion të Poçemit përfundoi me vetëm një pjesëmarrës, pra kompaninë që kishte fituar bonusin me vendim qeverie. Dhe kështu pa asnjë konkurrent kompania turke u shpall fituese.

Paralelisht me shqetësimet e aktivistëve, banorët e Luginës së Vjosës, të cilët pritet të humbasin tokat dhe të kompensohen me çmime qesharake nga qeveria për tokat e tyre, filluan të ngrenë shqetësimet. Aktivistët zbuluan shkelje të shumta, përfshirë faktin se i ashtuquajturi Studim Mjedisor shoqërues i projektit përmbante paragrafë të plagjarizuar nga studime të mëparshme, ndërsa kompania nuk e kishte zbatuar siç duhet ligjin e konsultimit publik, i cili është parakusht për miratimin e kontratës koncesionare.

Disa eurodeputetë, përfshirë zv/ presidentjen e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, u angazhuan në një fushatë ndërkombëtare ndërgjegjësimi për mbrojtjen e Vjosës nga digat, një lumë që konsiderohet si i fundit lumë i egër në Europë me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.

Por ishte Gjykata Administrative e Tiranës e cila shqyrtoi dokumentet dhe pranoi në tërësi kërkesën banorëve dhe aktivistëve duke rrëzuar qeverinë.

Sipas gjykatës, deklaratat mjedisore janë të pavlefshme pasi ndërtimi i HEC-it do të dëmtonte ekosistemin e zonës.

“Deklarata mjedisore është e pavlefshme. Është shkelur ligji pasi nuk janë bërë dëgjese publike”, – mësohet të jetë shprehur trupi gjykues.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: HECkutaj
Pas

Lori Hoxha zbulon ngjashmërinë mes nipit dhe djemve të “Big Brother” (FOTO)

Para

Berisha: Nxënësit e Gramshit lënë mësimin për të dëgjuar Ramën në Elbasan (VIDEO)

Para
Berisha: Nxënësit e Gramshit lënë mësimin për të dëgjuar Ramën në Elbasan (VIDEO)

Berisha: Nxënësit e Gramshit lënë mësimin për të dëgjuar Ramën në Elbasan (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.