12:15 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjykata pranon padinë e Enkelejd Alibeajt për “11 Dhjetorin”, kush e ka në ‘dorë’ fatin e drejtimit të PD-së

15:02 | 08/04/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOLAJM/ Alibeaj e sheh drejt e në sy, Bardhi jo, zbulohen pamjet gjatë takimit, Berisha flet gjithë pasion

Gjykata e Tiranës në një njoftim të shpërndarë për mediat, ka dhënë detaje në lidhje me dy vendimet që janë dhënë sa i takon statutit të Partisë Demokratike.

Në njoftimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se ka pasur dy procese, i pari ishte ai për njohjen e ndryshimeve statutore në Kuvendin e Korrikut të vitit të kaluar, dhe i dyti për njohjen e vendimeve të Kuvendit të datës 11 Dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Apelimi i bërë nga Alibeaj, për vendimin e datës 25 Mars, që njeh komisionin e rithemelimit si organ drejtues të PD-së do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

Kjo procedurë tregon se vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili pranoi të regjistroi statutin e rithemelimit, nuk është i formës së prerë. Vendimi i tij nuk pasqyrohet ne rregjister, dhe se do jete Apeli qe do vendose përfundimisht.

Për vendimin e njohjes së Kuvendit të Korrikut, ka qenë vetë PD, që ka bërë apelim, pasi kanë kërkuar bashkimin e dy Kuvendeve në 1 , atij të Korrikut dhe atij të 18 Korrikut.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon:

Kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, është gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, e cila me vendimin e datës 18.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese dhe kjo dosje do ti përcillet Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e tij.

Kërkesa me Nr. 222 Akti, datë 15.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, është gjykuar nga gjyqtar z. Agron Zhukri, i cili me vendimin e datës 25.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, në datë 05.04.2022.

Kjo kërkesë me Nr. 508 Akti, është regjistruar në datë 05.04.2022, me objekt disponim mbi ankimin:  “Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trupe gjykuese.“, e cila pasi është shortuar do të gjykohet nga gjyqtare znj. Blerina Muça.

Në të gjitha rastet, pavarësisht vendimmarrjes së znj. Muça, vijimësia e procedurës administrative të çështjes Nr. 222 Akti, do ti nënshtrohet parashikimeve të Vendimit Nr. 222, date 06.11.2019 “Mbi formën e prerë të vendimeve” të Këshillit të Gjykatës, të cilin do të mund ta gjeni bashkëlidhur këtij informacioni.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues.

Pas

Qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

Para

Ishin fshehur brenda dy çantave të zeza, sekuestrohet arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar

Para
Ishin fshehur brenda dy çantave të zeza, sekuestrohet arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar

Ishin fshehur brenda dy çantave të zeza, sekuestrohet arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.