Gjykata e Kavajës pritet të japë vendimin për Marsida Qatjan për akuzën e përshtatjes së ambjenteve për përdorim të lëndëve narkotike e parashikuar nga nenet 285a të Kodit Penal.
Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje, për shkak se ajo është nëna e tre fëmijëve, një prej tyre në moshë shumë të vogël, 2-vjeç.
Masa ndaj Qatjas do të jepet rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Nga ana tjetër 30 vjeçares do t’i bllokohet edhe pasaporta, për të mos dalë jashtë vendit.
Ndërkohë derimë tani në burg për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e dastës 9 gjenden Bledar Toçi, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Hetimet e policisë janë fokusuar edhe në pistën e vrasjes për shkak të pazareve të kokainës, pasi Bledar Toçi dhe Dritan Haxholli kanë pasur miqësi përpara ngjarjes, madje reklamonin dhe fotot me armë në rrjetet sociale.