23:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjykata shpall Frrokun të pafajshëm për vrasje, po nuk i shpëton dot 7-viteve e gjysmë burg

12:49 | 21/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata shpall Frrokun të pafajshëm për vrasje, po nuk i shpëton dot 7-viteve e gjysmë burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku. Ai është shpallur i pafajshëm përsa i përket vrasjes në Belgjikë në vitin 1999.

Vetë ish-deputeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore. Të pranishëm ishin familjarët dhe avokatët mbrojtës të cilët deklaruan se vendimi ishte i padrejtë dhe do ta apelojnë. 

Frroku është gjetur fajtor për tre akuza po jo për atë të vrasjes. Frroku dhe avokatët e tij kërkuan dje pafajësinë e tij. Kërkesë e cila është rrëzuar nga Gjykata.

Gjykata gjithashtu përveç dënimit me burg për Frrokun, dha dhe mos ushtrimin e funksioneve publike për 4 vite, pas shlyerjes së dënimit.  

Akuzat:

1-Pastrim parave

2- Fshehje pasurie

3-Ndërtime pa leje

Menjëherë pas kësaj avokati i tij u shpreh se çështjen ata do ta apelojnë në apel. Kjo është një nga çështjet gjyqësore më të gjata në vendin tonë.

“Unë e ndiej vetën të pafajshëm. Jam mbajtur padrejtësisht në burg për dy vjet. Dua vetëm të shkoj te familja ime. Kam besim te ju dhe drejtësia”. Këto ishin fjalët e fundit të ish-­deputetit Mark Frroku, thënë në Gjykatë dje para se trupi gjykues i gjykimit të tij të tërhiqej në dhomën e këshillimit për vendimin përfundimtar.

Përmes një materiali voluminoz, avokatët Vladimir Meçi dhe Tonin Prendi kërkuan pafajësinë e klientit të tyre, duke pretenduar se ai nuk ka konsumuar asnjë nga veprat penale për të cilat akuzohet. Në përfundim të avokatëve, ish-­deputeti përsëriti edhe një herë faktin se nuk ka kryer asnjë vepër penale. “Kam dy vjet që mbahem në burg për vrasjen e një personi të cilin nuk e kam parë ndonjëherë me sy. Madje, as një foto të tij nuk kam parë”, tha Frroku. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gjykatai pafajshemMark Frroku
Pas

Çmendet moti, reshje dëbore në zonën e Dibrës (VIDEO)

Para

I pafajshëm për vrasje, avokati i Frrokut: Padiskutim që është fitore, ishte akuzë e ngritur në sajë të theshethemeve

Para
“Burgjet tuaja s’krahasohen me këto në Shqipëri”, Mark Frroku u përgjigjet mediave belge

I pafajshëm për vrasje, avokati i Frrokut: Padiskutim që është fitore, ishte akuzë e ngritur në sajë të theshethemeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.