Gjykata ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, në lidhje me nje kallezim të bërë për shpifje nga Edmond Sula, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës.
Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet skyecc të pohuara nga deputeti Bardhi.
SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.
Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.