23:45 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjykata speciale, mënyra sesi do ndëshkohen ish-kryeministrat dhe ish-funksionarët në Shqipëri

09:39 | 30/12/2016
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata speciale, mënyra sesi do ndëshkohen ish-kryeministrat dhe ish-funksionarët në Shqipëri

Kushtetuta e re Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e Gjykatës Speciale, për gjykimin e akuzave ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, është reflektuar në Kodin e ri të Procedurës Penale, shkruan “Shqiptarja.com”.

Projektligji me ndryshime, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, bazuar në praktikën gjermane dhe austriake, i hap rrugën shembjes së murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke krijuar një bazë të re ligjore për rihapjen dhe gjykimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, përgjatë të gjithë trajektores së pluralizmit në Shqipëri.

Gjithashtu, me miratimin e ndryshimeve, Byroja e Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme mund të hetojnë dhe të ngrenë akuza për shumë nga ngjarjet e pazbardhura në vendin tonë, si 21 Janari apo Gërdeci. 

Kodi i ri të Procedurës Penale pritet të miratohet dhe zbatohet gjatë vitit 2017, çka përkon edhe me ngritjen e institucioneve të reja kundër krimit dhe korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Speciale.

Ndryshimi:

Ndryshe nga Kushtetuta, projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ka bërë një saktësim sa i takon kohës së kryerjes së veprës penale nga ish-funksionarët e lartë, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Konkretisht, projektligji parashikon që, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-ministrat, ish-kryebashkiakët, ish-deputetët etj., do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Nëse për funksionarët në detyrë nuk ka një saktësim apo kufizim kohor, ligji i ri parashikon që ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me të gjithë ish-funksionarët e tjerë të parashikuar në Kushtetutë, do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

“Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë , deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në projektligj, i cili ndryshon nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: aktualitetGjykata Speciale
Pas

Detaje nga zhdukja e ambasadorit grek në Brazil, gjendet e djegur makina që mori me qira, brenda saj një trup

Para

Sulmi në Berlin, Gjermania liron tunizianin e dyshuar

Para
Sulmi në Berlin, Gjermania liron tunizianin e dyshuar

Sulmi në Berlin, Gjermania liron tunizianin e dyshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.