I ftuar në ‘Fax News’ Adri Nurellari, analisti dhe ish-këshilltarë i presidentit Thaçi, e ka cilësuar si reagim të ashpër reagimin e Pandeli Majkos në lidhje me çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë pas tentativave për ta shfuqizuar.
Nurellari thotë se ai reagim kaq i zellshëm i Majkos është për të rënë në sy të ndërkombëtarëve më shumë, por sipas tij Shqipëria duhet të rtegohet më e brishtë me Kosovën. Ai tha se Kosova ka institucionet demokratike, madje më të mira se Shqipëria dhe është e vështirë që ne tu japim këshilla nga Tirana.
“Kosova ka institucionet e veta demokratike, është pak e vështië që ne të japim këshilla nga Tirana në Prishtinë. Shumë nga këto deklarata bëhen për të rënë në sy të Brukselit, të SHBA-së.
Edhe atëherë kur Shqipëria u tregua e pabesë ndaj SHBA-ve pasi në moment të fundit u zmbraps nga ai angazhim që kishte treguar për armët kimike, atëherë nuk kishte folur me kaq zell, tani është ministër dhe është bërë në modë kjo. Kjo është për të rënë në të mirë për SHBA-në”, tha Nurellari.
Ai deklaroi gjithashtu se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte jashtë Parlamentit dhe ishte bërë nga veteranët, që sipas tij do duhet të respektohen nga gjithë Kombi shqiptarë.
Ai tha se nuk duhet të habitemi se pse një pjesë e shoqërisë nuk e do këtë gjykatë, duke shtuar se deklaratat e ndërkombëtarëve ishin një alarm i tepërt.
“Së pari ajo nismë është jashtë Parlamentit nga veteranët, që janë shumë të rëndësishmëm për Kosovën dhe gjithë Kombin dhe prandaj nuk e meritojnë këtë reagim të fortë, ata herë pas here kanë tentuar të cojnë cështjen ne Kuvend. Është një kërkesë që duhet respektuar. Ky është më shumë alam I tepërt, forcat politike nuk janë shprehur se si do votojnë, po të ishte në Parlamet do të ishte shqetësuse por është jashtë Parlamentit.
Nuk kemi pse habitemi se pse një pjesë e shoqërisë nuk e pranon këtë gjykatë. Kosova ka qenë pjesë e proceseve të hetimeve. Komandantët e UÇK-së kanë qenë vete në procese gjykimesh. Ka patur dhe një gjykatë të UNMIK-ut, më pas EULEX është marrë sërish me këtë cështje, kjo është një sfilitje, është gjykata e katërt që do të merret me Kosovën.
Në Kosovë nuk ka një përpjekje për tju shmangur drejtësisë. Në Kosovë ka figura shumë të larta që gjyqësori i ka hetuar. Nuk ka përpjekje të qarta apo të dukshme për të penguar drejtësinë.
Gjykata Speciale, vetëm për Kosovën. Ky është problem kryesorë. Kosova është më e brishtë, prandaj në Shqipëri do duhet të trëgohemi më të butë në reagimet tona. Kosova është e përulur në arenën ndërkombëtare. BE shpërblen Serbinë pvarësisht marrëdhënieve që ka me Rusinë ku blend he armatime”, u shpreh Nurellari.
REAGIMI I MAJKOS:
HARKU I GJYKATES SPECIALE…
Në Prishtinë po luhet një politikë e cila po shkon drejt absurdit. Kërkesa për anullimin e Gjykatës Speciale po prodhon paqartësi dhe frikë për të ardhmen.
Për arsye që kishin kuptim, hyja tek ata që kishin rezerva për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet në Kosovë. Arsyetimi nuk qëndronte në mohimin e asaj që ndodhi në Luftën e Kosovës. Ai kishte të bënte me dallimin e përmbajtjes së akteve që serbët dhe shqiptarët kryen kundër njëri tjetrit, sidomos në periudhën e pasluftës. Në këtë histori dallimi i aksionit dhe reaksionit është i rëndësishëm. Ky dallim nuk mund të mbyllet me shprehjen se “krimi është krim, në cdo rast”(!). Edhe kodet penale më moderne e bëjnë dallimin.
Aktualisht, në politikën e Prishtinës kanë filluar, me dhe pa të drejtë, të diskutojnë “drejtësinë” dhe raportin e vështirë historik që krijon Gjykata Speciale për shtetin e Kosovës.
Pyetja është, se pse ajo që refuzohet sot, nuk u diskutua dje kur kishte kohën?! Kjo dhe pyetje të tjera kanë kuptim më shumë se sa dhënia e përgjigjeve.
Diskutimi që duhej zhvilluar dikur… tani ka një kontekst tjetër. Bllokimi i Gjykatës Speciale po shikohet nga ndërkombëtarët si prishje e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Vota për krijimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës nuk ishte një akt “i brendshëm” i sistemit legal të shtetit. Ajo angazhoi Gjykatën e Hagës në një raport zyrtar me shtetin e Kosovës. Edhe për këtë arsye, kjo kontratë ndërkombëtare me emrin “Gjykata Speciale” u shoqërua me ndryshimin e Kushtetutës.
Të gjithë partnerët e Kosovës po bëjnë thirrje sot që të mos vazhdohet në këtë drejtim absurd. Ai do të vendosë shtetin e Kosovës nën akuzë. Dhe ajo, nuk do ti ngjajë deklarimeve të përgjithshme që harrohen nesër. Akuza do fokusohet edhe tek persona të përvecëm të cilët do të izolohen. Dhe ky do të jetë vetëm fillimi.
Jam i bindur se dikush që ka qenë i gatshëm të japë jetën në Luftë, nuk do ti frikësohej asnjë akuze të pabazuar. Shteti i Kosovës nuk është një cështje personale. E kundërta është e vërtetë. E drejta shtetërore nuk diskuton asnjë fat personal. Vendosja e interesit shtetëror mbi fatet e personave, dallon burrat e shtetit nga njerzit e vegjël.
Kush mendon se SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do ta përtypin në heshtje një vendim “sovran” për pezullimin e Gjykatës Speciale, gabohet.
Amerikanët, sidomos ata, si miq, të duan deri në tejkalim të mardhënies shtetërore. Mos e dhëntë zoti, ti kesh përballë si tradhëtarë të besimit të miqësisë… Me ish-ushtarin e Luftës ata sillen me rregullat e respektit ndaj tij. Ndaj pabesisë nuk kanë rregulla. Pa dallim!
Me shpresë dhe besim uroj që viti 2018 të sjell reflektim në emër të së ardhmes së shtetit të Kosovës për këtë cështje.
Në marrëveshjet ndërkombëtare ku vihet në diskutim statusi i shtetit, pendesa nuk ekziston.
Kosova fitoi Luftën. Tani duhet të fitojë paqen… me veten. Paqja e Kosovës kalon nga harku i Gjykatës Speciale. Harku i saj nuk ka triumf. Ai do të masë karaktere njerzish më shumë se sa drejtësinë. Sigurisht!
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post