16:12 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata Supreme përmbys dënimin me vdekje për reperin iranian

15:56 | 22/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Supreme përmbys dënimin me vdekje për reperin iranian

Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdekje kundër reperit Toomaj Salehi, ka bërë të ditur të shtunën avokati i tij.

Në prill, Salehi është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Isfahan, nën akuzën “korrupsion në Tokë”, teksa ka qenë duke kryer një dënim tjetër me burgim, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2022, që patën tronditur Iranin për disa muaj.

“Siç ishte pritur, Gjykata Supreme e ka shmangur një gabim gjyqësor të papërmirësueshëm”, ka thënë avokati i Salehit, Amir Raisian, në një postim në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

“Dënimi me vdekje është përmbysur dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme, rasti do të referohet te një degë paralele për rishqyrtim”.

Salehi, 33-vjeçar, është arrestuar për herë të parë në tetor të vitit 2022, pasi është deklaruar publikisht në mbështetje të protestave që kanë shpërthyer në shtator të atij viti, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjaçares, e cila vdekur sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Ai është liruar dhe riarrestuar disa herë prej atëherë, për shkak të vendimeve të ndryshme që kanë marrë gjykatat.

Salehi ka fituar vëmendje për tekstet e këngëve të tij, me tema kundër korrupsionit, varfërisë, ekzekutimeve dhe vrasjes së protestuesve në Iran.

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen e dallimeve mes banorëve iranianë dhe udhëheqësisë së shtetit, duke akuzuar autoritetet se kanë “ngufatur” njerëzit, pa pasur parasysh mirëqenien.

Pas

Poeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon QSUT: Agim Doçi pësoi ishemi cerebrale

Para

Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm

Para
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm

Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.