19:57 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata Supreme thotë që Teksasi mund t’i arrestojë dhe burgosë migrantët

22:32 | 19/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Supreme thotë që Teksasi mund t’i arrestojë dhe burgosë migrantët

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e kanë lënë në fuqi një ligj në Teksas, të mbështetur prej republikanëve, që u mundëson autoriteteve t’i arrestojnë dhe burgosin personat që dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë.

Kështu, Gjykata Supreme – e përbërë prej gjashtë konservatorëve dhe tre liberalëve – e ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, derisa çështjet që lidhen me statutin e ligjit të procedohen në gjykatat tjera. Sipas administratës së Bidenit, ligj shkel Kushtetutën amerikane dhe ligjin federal, duke u përzier në detyrat qeveritare për të rregulluar çështjet e imigrimit. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka nënshkruar ligjin, të njohur si SB4, në dhjetor të vitit të kaluar, duke i autorizuar autoritetet për zbatim të ligjit që t’i arrestojnë personat e dyshuar për hyrje në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe u jep zyrtarëve lokalë kompetencat që deri më tani i ka pasur Qeveria amerikane.

Abbott pati thënë se ligji është i domosdoshëm për shkak të dështimit të Bidenit për t’i zbatuar ligjet federale që e bëjnë vepër penale hyrjen ose rihyrjen ilegale brenda shtetit. Sipas tij, mosveprimet e Bidenit e kanë detyruar Teksasin që ta mbrojë veten. Ndëshkimet për të arrestuarit dallojnë prej gjobave në deri 2.000 dollarë e deri te burgimi.

Për ata që kanë rihyrë në Teksas, pasi fillimisht janë dëbuar, ndëshkimi mund të shkojë në 20 vjet burgim, varësisht prej historikut. Mënyra se si e ka menaxhuar Bideni numrin rekord të migrantëve që kanë hyrë prej kufirit meksikan në SHBA, është kritikuar ashpër prej republikanëve.

Abbott dhe disa republikanë tjerë kanë thënë se Biden është dashur të zbatojë politikat e ashpra të ish-presidentit amerikan, Donld Trump, kandidatit të partisë për t’i fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./ REL

Pas

SHBA thotë se Izraeli duhet të lejojë shefin e agjencisë palestineze të OKB-së në Gaza

Para

Kthehet rënia e kursit Euro-Lek, prek nivelin më të ulët në tre muaj

Para
Kthehet rënia e kursit Euro-Lek, prek nivelin më të ulët në tre muaj

Kthehet rënia e kursit Euro-Lek, prek nivelin më të ulët në tre muaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.